×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Çështja e Presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

    Reporteri
    31 Gusht 2026 | 12:03

    Çështja e presidentit i ka bërë edhe sot bashkë, kryetarin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Gazeta online Reporteri.net merr vesh se Kurti e Abdixhiku janë aktualisht në një takim në Kuvendin e Kosovës që ka nisur pas pas orës 12:00.

    Ky takim vjen pas atij të së shtunës mbrëma, kur Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.

    Kurti pas takimit të së shtunës me Abdixhikun u tha gazetarëve: “Kur të kemi rezultate, do të kemi lajme për ju”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!