×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    SHBA, sanksione të reja ndaj Iranit

    Reporteri
    01 Shtator 2026 | 21:45

    Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shpallin sanksione ndaj bankave këtë javë, si pjesë e fushatës së tyre ekonomike kundër Iranit.

    Bessent i bëri deklaratat në një aktivitet në Karolinën e Veriut, ku po mbahet samiti i G20, me ministrat e financave të 20 vendeve më të industrializuara në botë.

    “Ne ndoshta do të shpallim një sanksion ndaj bankave këtë javë. Po flasim me aleatët tanë këtu, të cilët të gjithë janë treguar të gatshëm dhe kemi pasur një shfaqje të shkëlqyer mbështetjeje.”

    Sekretari i Thesarit tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sanksione ndaj kompanive të linjave ajrore që marrin avionë me qira dhe subjekte të tjera që bëjnë biznes me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.

    “Mund të jenë kompani të linjave ajrore që marrin avionë me qira, të cilat do t’i shqyrtojmë. Mund të jetë kushdo që bën biznes me Gardën Revolucionare. Ne kemi tolerancë zero. Do ta asfiksojmë ekonomikisht këtë regjim.”

    Në një mesazh drejtuar Gardës Revolucionare, Bessent tha se Uashingtoni e di ku ata i kanë shtëpitë 100 milionë dollarëshe në gjithë botën dhe llogaritë bankare në Virgin Islands, të cilat Uashingtoni do t’i ngrijë.

    Bessent tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar me Kinën se si ta ndalojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe të sigurojnë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!