Situata e krijuar nga zjarri në Himarë ka shkaktuar shqetësim edhe mes turistëve që ndodhen në zonë.

Për shkak të përhapjes së flakëve dhe afrimit të tyre pranë zonave të banuara, një numër turistësh janë mbledhur në mol, pranë detit, duke u larguar nga zonat e konsideruara të rrezikshme.

Pamjet nga Himara tregojnë qytetarë dhe pushues të grumbulluar pranë bregdetit, ndërsa zjarri vijon të përhapet në zonë./Euronews Albania

Reklamë

Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim ku u kërkon banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonat pranë rrezikut të largohen dhe të kontaktojnë me autoritetet.

Reklamë