Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar me 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, 6 deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.
Ky vendim vjen pas përplasjeve fizike në seancën e së enjtes të këtij parlamenti.
Për 14 deputetët e tjerë të PD-së, për të cilët u kërkua 10 ditë përjashtim, nuk është marrë asnjë masë. Janë falur.
Bëhet fjalë për deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.