Interi do të vesh një fanellë të pazakontë për transfertën e mbrëmjes së sotme në Lig%n e Kampionëve ndaj Real Madridit, pasi në të kundërt do të rrezikonte të shkelte ligjet spanjolle.
Ndeshja në “Bernabeu” të Madridit nis në orën 21:00.
Zikaltërit e nisin fushatën e tyre në Champions në tokën spanjolle këtë mbrëmje dhe do të zbresin në fushë me fanellën e tyre tradicionale me vija blu dhe të zeza, kundër fanellës tërësisht të bardhë të Real Madridit.
Megjithatë, ka diçka të pazakontë me fanellën e Interit sonte, pasi ata nuk lejohen të shfaqin sponsorin në fanellë.
Kjo ndodh për shkak se sponsori i tyre kryesor është “Betsson.Sport”, i cili ka qenë partneri kryesor i klubit që nga viti 2024.
Ligji spanjoll, ngjashëm me atë italian, ndalon sponsorizimin e futbollit nga kompanitë e basteve.
Çuditërisht, Zikaltërit ishin në gjendje të përdornin logon e “Betsson.Sport” kur luajtën në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid në nëntor të vitit 2025.
Megjithatë, një apel i bërë që atëherë ka eliminuar dallimin mes basteve dhe argëtimit sportiv-informativ, ndaj tashmë një gjë e tillë nuk lejohet më.
Interi nuk është klubi i parë që gjendet në këtë situatë, pasi edhe FC Kobenhavn u detyrua të hiqte logon e sponsorit “Unibet” kur luajti kundër Villarrealit dhe Barcelonës.