Yjet parashohin këtë fat për secilën shenjë gjatë ditës së sotme:
Dashi
Kjo periudhë kërkon më shumë dialog. Nëse keni pasur tensione të vogla, është koha t’i sqaroni pa ngritur zërin. Jeni në një fazë rikuperimi. Ide të reja po vijnë, por mos nxitoni të bëni hapa të pamenduar përpara mesit të muajit.
Demi
Venusi ju fton të jeni më pasionantë, por kujdes nga kokëfortësia. Mos kërkoni me ngulm të keni gjithmonë të drejtë. Yjet sugjerojnë kujdes me shpenzimet. Ka ardhur koha të rregulloni disa llogari të mbetura pezull.
Binjakët
Ditë ideale për të takuar njerëz të rinj apo për të rindezur shkëndijën në çift. Karizma juaj është në nivele të larta. Keni dëshirë për të ndryshuar ambient ose detyrë. Megjithatë, bëni durim dhe vlerësoni me kujdes propozimet.
Gaforrja
Ne dashuri ju duhet më shumë qartësi. Mos i mbani gjërat brenda vetes. Do të merrni vlerësime për punën e bërë së fundmi. Një projekt që e kishit harruar mund të rikthehet në tavolinë.
Luani
Po lini pas krahëve një periudhë dyshimesh. Tani ndiheni më të sigurt për atë që dëshironi nga partneri. Sipas parashikimeve të fundit, po nisni një fazë krejtësisht të re të jetës tuaj profesionale me më shumë autoritet.
Virgjëresha
Yjet ju bëjnë thirrje të jeni më pak racionalë. Lëreni veten të lirë ndaj emocioneve pa analizuar çdo detaj. Jeni ende nën pak presion apo stres të grumbulluar. Merrni kohën tuaj dhe mos e mbingarkoni veten me detyra.
Peshorja
Ditë e rëndësishme për vendime të mëdha. Nëse keni një histori të qëndrueshme, mund të mendoni për hapa të mëtejshëm. Qielli juaj është i fortë dhe ju jep energjinë e duhur për të zgjidhur një çështje ligjore ose burokratike.
Akrepi
Shmangni ndikimin e problemeve ekonomike në çift. Kushtojini kohë cilësore njeriut të zemrës. Ka pasur disa shpenzime më të larta se parashikimi. Ditët në vijim sjellin rikuperim dhe lajme të mira.
Shigjetari
Dëshira për liri dhe aventura është e madhe. Nëse nuk jeni në një lidhje, lini hapësirë kuriozitetit sepse mund të bëni njohje spontane. Jeni duke përgatitur projekte të mëdha që do të zhvillohen më tej. Marsi ju jep shtysën dhe guximin e duhur.
Bricjapi
Keni qenë shumë të fokusuar te puna duke lënë pas dore ndjenjat. Riktheni bashkëpunimin dhe afërsitë me njerëzit e dashur. Mendja juaj është e fokusuar tek e ardhmja e largët. Idete dhe shkrimet e kësaj periudhe meritojnë vëmendje maksimale.
Ujori
Ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka, por mos i shkarkoni pakënaqësitë e jashtme tek partneri juaj. Dëshira për të revolucionarizuar jetën tuaj profesionale është e fortë, por mos merrni vendime të nxituara. Kërkohet durim.
Peshqit
Keni një intuitë të shkëlqyer këto ditë. Nëse ndjeni se dikush ju pëlqen, mos ngurroni të bëni hapin e parë. Kush punon si profesionist i lirë ka mundësi të marrë konfirmime të rëndësishme dhe fitime më të mira.