Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me marrëdhëniet me Turqinë.
Në reagimin e tij, ministri grek u shpreh se nuk ka frikë nga një përplasje e mundshme ushtarake me Turqinë teksa theksoi se është e panevojshme për sa kohë që dialogu dypalësh vazhdon.
Por nga ana tjetër, ai shtoi se Greqia ka forcë për t’u përgjigjur në çdo rast dhe skenar.
“Nuk kam frikë nga ndonjë incident ushtarak, dhe kjo ndodh sepse kanalet e komunikimit me Turqinë vazhdojnë të ekzistojnë në kuadër të dialogut të strukturuar. Për momentin, ne kemi forcën për t’iu përgjigjur çdo gjëje. Ne nuk e dëshirojmë dhe nuk presim ndonjë incident ushtarak. Nga ana tjetër, është e qartë se jemi të përgatitur për gjithçka”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




