×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    “Fundi” ende nuk është në horizont, Modriq vazhdon aventurën me Kroacinë dhe Milanin

    Reporteri
    09 Shtator 2026 | 17:45

    41 vjeç, por për Luka Modriq fjala “fund” duket ende larg. Kapiteni kroat vazhdon të shkruajë historinë e tij në futboll, mes Milanit dhe kombëtares së Kroacisë.

    Me fanellën kuqezi, mesfushori mbetet një pikë referimi, ndërsa në arenën ndërkombëtare ka kaluar tashmë shifrën e 200 paraqitjeve, me 29 gola të realizuar.

    Pas eliminimit nga Kupa e Botës, e ardhmja e tij me Kroacinë dukej e pasigurt. Sfida ndaj Portugalisë mund të ishte fundi i një epoke, por Modriq zgjodhi të vazhdojë.

    Shiriti i kapitenit mbetet në krahun e tij dhe emri i tij është sërish pjesë e listës së të grumbulluarve për sfidat e ardhshme të Nations League.

    Trajneri Slaven Bilić nuk e vë në diskutim rëndësinë e mesfushorit. Sipas tij, lojtarët më të mirë duhet të jenë gjithmonë në dispozicion të kombëtares dhe Modriq vazhdon të jetë një prej tyre.

    Megjithatë, mosha kërkon menaxhim.

    Në 41 vjeç, minutat duhen administruar me kujdes dhe kapiteni kroat nuk pritet të jetë titullar në çdo ndeshje deri në vërshëllimën e fundit.

    Edhe në Milano, aventura vazhdon. I bashkuar me kuqezinjtë vitin e kaluar, Modriq ka ruajtur një rol të rëndësishëm dhe ka zgjedhur të qëndrojë deri në vitin 2027.

    Në barazimin ndaj Juventusit ishte ndër më të spikaturit, ndërsa tashmë është rikthyer në stërvitje, në prag të sfidës së radhës në Serie A ndaj Lazios.

    Objektivi i Milanit është i qartë, rikthimi në Champions League. Përpara janë kampionati dhe Europa, ndërsa më pas vjen sërish Kroacia.

    Koha ka ndryshuar shumëçka për Luka Modrić, por deshira per te luajtur futboll mbetet e pandryshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!