Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshet kryesore të Prishtinës për Marshin për Liri, që u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së derisa kanë mbetur edhe katër ditë deri në shpalljen e verdiktit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shumë prej tyre u panë me flamuj të UÇK’së në duar derisa në sfond qëndrojnë fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Kosova po pret” është motoja e këtij marshi, ndërsa qytetarët do të marshojnë me kërkesën e tyre për drejtësi.

Reklamë

Nga platforma “Liria ka Emër”, që ka organizuar marshin, kanë thënë se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet.

Reklamë