Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshet e Prishtinës në “Marshin për liri që u organizua në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, katër ditë para vendimit të Gjykatës Speciale në akuzat për krime lufte, shkruan Reporteri.net.

Këngëtarja Shkurte Fejza ka mbyllë programin e Marshit për Liri me këngën e saj të popullarizuar “Mora fjalë”.

Në fillim ajo falënderoi që gjendet aty, ndërsa më pas trazoi emocionet e të pranishmeve.

Reklamë

Në marsh morën pjesë mijëra persona në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, katër ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale.