Albin Kurti, sot para se të zgjedhej kryeministër foli për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili pritet të shpallet të mërkurën paradite.

Ai tha se të gjithë janë në ankth në pritje të vendimit të procesit gjyqësor.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës sonë çlirimtare”.

Reklamë

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë: në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë, nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, deklaroi Kurti.