Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar të hënën me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Sipas njoftimit të BE-së, Schuebel dhe Hamza kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me nevojën për t’i dhënë përparësi integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe reformave përkatëse.
Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e sigurimit të stabilitetit dhe prosperitetit për qytetarët e Kosovës.
“BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm i Kosovës që nga viti 1999 dhe do të vazhdojë angazhimin me të gjithë aktorët politikë”, thuhet në njoftim.