Ish-deputeti i Aleancës, Pal Lekaj, ka reaguar në prag të shpalljes së vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Lekaj ka thënë se të mërkurën sytë dhe zemrat e qytetarëve do të jenë të drejtuara nga drejtësia, duke shprehur besimin e tij te e vërteta dhe te sakrifica e atyre që, sipas tij, luftuan për lirinë e Kosovës.

“Të mërkurën, të gjithë sytë dhe zemrat tona janë të drejtuara nga drejtësia! Besojmë fuqishëm te e vërteta, te drejtësia dhe te sakrifica e atyre që luftuan për lirinë tonë”, ka shkruar Lekaj.

Reklamë

Ai e ka përmbyllur reagimin me bindjen se çlirimtarët janë të pafajshëm.

“Çlirimtarët janë të pafajshëm!”, ka deklaruar Lekaj.