Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas një njoftimi nga ZKM, takimi është zhvilluar një ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re, ndërsa sipas Zyrës së Kryeministrit, Hargreaves e ka përgëzuar Kurtin për arritjet e deritanishme në drejtim të formimit të institucioneve.
Kurti e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Në takim është diskutuar për rëndësinë e stabilitetit institucional, zhvillimet aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas njoftimit, theks i veçantë i është kushtuar thellimit të bashkëpunimit në ekonomi, digjitalizim dhe teknologji të informacionit, mbrojtje, energji dhe luftimin e dezinformimit.