Forca të shtuara të Policisë janë vendosur tek baza e EULEX-it, në Zonën Industriale. Ata janë vendosur aty pas vendimit që u shpall sot në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.
Disa protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në oborrin e ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në Prishtinë.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, protestuesit shihen duke u përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët i pengojnë të hyjnë në oborrin e EULEX-it.
Tensionet pasuan shpalljen e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burgim për krime lufte.
Në pjesë të tjera të Prishtinës, situata raportohet të jetë e qetë.