×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “Sot nuk u pa drejtësia”, Hamza: Presim Apelin

    Reporteri
    16 Shtator 2026 | 15:01

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se vendimi i shqiptuar sot ndaj ish-krerëve të UÇK-së,  është bërë kundër shtetit të Kosovës dhe jo në emër të popullit të Kosovës.

    Ai ka thënë se sot nuk u pa drejtësia, por u godit rezistenca e popullit.

    “Për ne ky gjykim është padrejtësi e madhe sepse atje u dënuan ata që ia kushtuan rininë e jetën Kosovës. U dënuan se e kanë mbrojtur luftën e UÇK-së nga faktorët e jashtëm. Po ashtu ai vendim mbështetet edhe në pretendimet dhe materialet e fabrikuara të ushqyera nga propaganda e Serbisë”, ka thënën ai.

    Ai ka thënë se historia e Kosovës është shkruar nga populli që luftoi për mbijetesë.

    Hamza në një konferencë për media ka thënë se katërshja e UÇK-së së ishin në koordinim me aleatët e vendit, dhe sipas tij, sot u dënuan edhe për ato aleanca.

    “Sot është ditë e rëndë për Kosovën por sot nuk përfundon historia. Presim që në Apel të shqyrtohen me saktësi konkluzionet”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e së vërtetës.

    Hamza ka thënë se PDK-ja është e gatshme të ndërmarrë veprime konkrete ligjore lidhur me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!