×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Mbappe: Dua të shkruaj historinë në Madrid

    Reporteri
    18 Shtator 2026 | 14:10

    Kylian Mbappé ka dhënë intervistën e parë si futbollist i Real Madridit, duke folur për aventurën e re në Spanjë, ambiciet me fanellën madrilene dhe sfidën e radhës, derbin ndaj Atletico Madridit.

    Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, sulmuesi francez e ka cilësuar transferimin në Madrid si një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

    Mbappé ka folur edhe për punën nën drejtimin e José Mourinhos, duke e përshkruar trajnerin portugez si një lider dhe një figurë të veçantë të futbollit.

    “E prisja të bëhesha pjesë e klubit më të mirë në botë dhe të merrja një pritje të ngrohtë nga tifozët e Real Madridit në të gjithë botën. Kur bëhesh lojtar i këtij klubi, arrin një tjetër nivel. Besoj se, nëse dëshiron të hysh në historinë e futbollit, duhet të luash për Real Madridin. Sa i përket Mourinhos, ai është një lider dhe një nga njerëzit më inteligjentë që kam njohur. Është një trajner legjendar dhe një person vërtet i veçantë”, tha Mbappe.

    27 vjecari deklaroi se në Madrid ka gjetur qetësi dhe është përshtatur me jetën spanjolle.

    Por objektivat mbeten të mëdha, trofetë me Real Madridin dhe, mbi të gjitha, fitimi i “Topit të Artë”.

    Për këtë çmim, Mbappé ka bërë të qartë se dëshira e tij është që trofeu të rikthehet në “Santiago Bernabéu”. Sulmuesi ka folur gjithashtu për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

    “Gjëja më e rëndësishme është që Topi i Artë të rikthehet te Real Madridi, në Bernabéu dhe te tifozët madrilenë. Ata e meritojnë më shumë se kushdo tjetër në botë. Sa për Lamine Yamalin, është një talent i madh. Besoj se e pret një karrierë e shkëlqyer dhe i uroj më të mirat”, tha Mbappe.

    Në Madrid, vëmendja tashmë është te derbi. Real Madridi, me pese fitore dhe një humbje në kampionat, përballet me Atlético-n në një sfidë ku, sipas Mbappés, cilësia nuk mjafton.

    “Është një ndeshje që duam gjithmonë ta luajmë. Është shumë e tensionuar dhe do të thotë shumë për tifozët dhe për ne. Në ndeshje të tilla tregohet karakteri i lojtarëve. Duam të vazhdojmë serinë tonë të fitoreve me sakrificë, përkushtim dhe karakter”, tha Mbappe.

    Barcelona mbetet në krye, por Mbappé nuk dëshiron të fokusohet te rivali katalanas. Për të, sezoni sapo ka nisur. Tani, vëmendja është te derbi i Madridit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!