×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Shqipëria publikon listën për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit

    Reporteri
    19 Shtator 2026 | 12:34

    Trajneri i Kombëtares shaiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida.

    Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.

    Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.

    Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

    Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

    Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

    Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

    Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Biletat për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!