×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kryeministri

    Kurti nga Staten Island: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm

    Reporteri
    20 Shtator 2026 | 10:10

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar në diasporë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka shkruar për pjesëmarrjen në festivalin e parë shqiptar të organizuar në Staten Island, i cili bashkoi komunitetin shqiptar përmes muzikës dhe ushqimeve tradicionale.

    Kurti ka theksuar se dashuria për Amerikën dhe integrimi në shoqërinë amerikane mund të bashkëjetojnë me ruajtjen e prejardhjes shqiptare.

    “Ruajtja e gjuhës shqipe është një nga përgjegjësitë më të mëdha ndaj brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti, duke vlerësuar shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e kulturës dhe identitetit.

    Ai ka theksuar gjithashtu se komuniteti shqiptar në SHBA ka qenë ndër vite një mbështetje e rëndësishme për Kosovën dhe një urë lidhëse me Amerikën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!