Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme me fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar plot katër gola ndaj Eyüsporit.
Muriqi realizoi në minutat 7, 21, 47 dhe 55, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren e thellë të Fenerbahçes.
Golin e parë, sulmuesi kosovar e shënoi në minutën e 7-të pas asistimit të Kerem Aktürkoğlut, ndërsa në minutën e 21-të përfitoi nga një top i kthyer nga portieri për të realizuar golin e tij të dytë.
Muriqi vazhdoi spektaklin menjëherë pas pushimit. Në minutën e 47-të ai kompletoi tregolëshin, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 55-të, realizoi edhe golin e katërt personal, kësaj radhe me kokë pas një goditjeje nga këndi.
Fenerbahçe në fund e mbylli ndeshjen me fitore 8:0 ndaj Eyüsporit. Katër golat e Muriqit u shoqëruan me dy gola të Mason Greenwood dhe nga një të Matteo Guendouzit dhe İrfan Can Kahvecit.
Për Muriqin kjo ishte një mbrëmje e veçantë edhe në aspektin personal: ishte hera e parë në karrierën e tij profesionale që shënoi katër gola në një ndeshje.
🤯 Els 4 gols de Vedat Muriqi.
El pirata ja acumula 7 gols en aquesta temporada. pic.twitter.com/0as6jNmPlu
— Pau Martinez (@PauMartinez03_) September 20, 2026