Nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në sallën C 301.
Në rendin e ditës është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, si dhe shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Kryesia pritet të shqyrtojë edhe çështje të tjera që janë në fushëveprimin e saj.