×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së

    Reporteri
    28 Shtator 2026 | 22:08

    Komuniteti shqiptar në Teksas zhvilloi një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës.

    Pjesëmarrësit mbanin flamujt e ShBA-ve, Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe pankarta me mesazhet “Not in My Name” (Jo në emrin tim) dhe “Freedom Has a Name: UÇK” (Liria ka emër: UÇK).

    Në protestë folën kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Teksas, Visar Visoka, veterani i UÇK-së, Ekrem Hyseni, ish-kryetari i komunitetit, Nazar Mehmeti, Bruno Ceka, Ruzhdi Halili, Agim Halili dhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Wylie, Gino Mulliqi.

    Folësit e cilësuan verdiktin të padrejtë, shprehën besimin e tyre në procesin e apelimit dhe bënë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe në diasporë për mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!