×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Britania shqyrton mundësinë e rikthimit në BE

    Reporteri
    30 Shtator 2026 | 11:32

    Kryeministri britanik, Andy Burnham, rikthen debatin për të ardhmen e marrëdhënieve të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian, duke mos përjashtuar as rikthimin e vendit në bllok.

    Në një intervistë për BBC, Burnham tha se duhen shqyrtuar të gjitha alternativat, nga ruajtja e marrëdhënieve aktuale, te një bashkim doganor, rikthimi në tregun e vetëm dhe në perspektivë, anëtarësimi në BE.

    “Jam shumë i qartë dhe do ta them troç: Brexit-i i ka shkaktuar Britanisë më shumë dëm sesa të mirë. Dhe mendoj se rreth 60 për qind e britanikëve bien dakord me këtë. Prandaj pyetja është: çfarë bëjmë tani? Unë po tregoj sinqerisht se duhet ta përballojmë këtë realitet dhe t’u japim njerëzve alternativa, në mënyrë që ata t’i shqyrtojnë dhe të gjykojnë vetë”, tha kryeministri i Britanisë, Andy Burnham.

    Burnham tha se çdo alternativë duhet të vlerësohet nga avantazhet dhe disavantazhet që sjell.

    “Besoj se një pjesë e rindërtimit të Britanisë është eliminimi i kësaj turbulence dhe krijimi i një platforme më të fortë, që t’u japë njerëzve më shumë siguri për të investuar në këtë vend. Dhe ndoshta është pikërisht realiteti me pesë parti ku ndodhemi sot ai që e sjell këtë çështje në plan të parë”, tha Burnham.

    Britania votoi për Brexit-in në vitin 2016, duke i dhënë fund më shumë se katër dekadave anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Tashmë, qeveria britanike po shqyrton një marrëdhënie të re dhe më afatgjatë me Evropën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!