×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën

    Reporteri
    02 Tetor 2026 | 10:01

    Christa Pike, 50-vjeçarja e dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Tennesseet, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi i mbijetoi dy përpjekjeve të njëpasnjëshme për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.

    Incidenti i pazakontë ka bërë që guvernatori i Tennesseet të pezullojë me urgjencë të gjitha ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit.

    “Për momentin nuk kemi shumë të reja për gjendjen e saj shëndetësore, por e dimë se është gjallë”, tha avokati i saj, Randy Spivey. Mbrojtja tashmë po kërkon që dënimi me vdekje t’i shndërrohet në një dënim tjetër, shkruan BBC.

    Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, krim të cilin e kreu kur ishte 18 vjeçe, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp.

    Përpjekja për ekzekutimin e saj u zhvillua të mërkurën, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së hodhi poshtë në momentet e fundit ankesat e mbrojtjes.

    Dështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave me injeksion

    Sipas avokatit të saj, ekipi i ekzekutimit kaloi rreth një orë duke u përpjekur të vendoste linjën intravenoze. Ai tha se kishte numëruar të paktën shtatë gjilpëra të përdorura vetëm në krahun e majtë të Pike, ndërsa njëra prej tyre dukej e përkulur kur u nxor.

    Edhe pse asaj iu injektuan dy doza të anestezikut të fuqishëm pentobarbital, Pike vazhdonte të merrte frymë.

    Dëshmitarët u mbajtën në një dhomë të errët, pas një perdeje të mbyllur, pa informacion se çfarë po ndodhte. Më pas, e dënuara u transportua me ambulancë në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!