×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Arrestohet një person në Viti, gjatë kontrollit në shtëpi i gjendet AK-47, fishekë pranga e boska metali

    Reporteri
    02 Tetor 2026 | 13:16

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Viti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 09:50.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47, 115 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një palë dylbi, një palë pranga, tre boksa metali, dhe një brisk”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!