Presidenti i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka thënë se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është “shumë e mirë”.
“Gjithmonë më ka pëlqyer ajo”, u përgjigj manjati një pyetjeje nga gazetarët në lidhje me sulmet e tij të kaluara ndaj kryeministres Meloni, shkruan Ansa.
Mosmarrëveshjet midis Trump dhe Melonit ishin përshkallëzuar në muajt e fundit, veçanërisht për shkak të luftës në Iran dhe rolit të Italisë në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti amerikan e kishte akuzuar kryeministrin italian se nuk e mbështeste mjaftueshëm qëndrimin amerikan.
Në qershor, Trump e kishte sulmuar personalisht edhe Melonin, duke kritikuar sjelljen e saj në G7, duke e quajtur atë një fanse që kërkonte një foto me të.
Kryeministrja i mohoi akuzat, por u përpoq të shmangte pasojat në marrëdhëniet midis Romës dhe Uashingtonit.