Një ekip i emisionit ‘Kiks Kosova’ në Klan Kosova është sulmuar para pak kohësh gjatë kryerjes së detyrave profesionale.
Nga informacionet e deritanishme, ekipi ka qenë në terren në një lagje të Ferizajt, kur dy automjete tjera ua kanë bllokuar rrugën derisa ishin në lëvizje me automjetin e punës.
Së paku tre persona kanë dalë nga këto vetura dhe e kanë sulmuar ekipin fizikisht, ndërsa ua kanë marrë edhe kamerën.
Të lënduar kanë mbetur dy anëtarët të ekipit të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.
Ekipi në ato momente nuk ka qenë duke kryer xhirime, por ka qenë në lëvizje me automjet. /Klankosova
