Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ironizuar me idenë e themelimit të një radioje të Policisë së Kosovës.

Ajo në postimin e saj, e ka quajtur këtë radio “Radio Policia e VV-së”, ndërsa përmes ironisë ka paraqitur një skenar ku kundërshtimi i saj ndaj kryeministrit Albin Kurti bëhet shkak për vëzhgim të shtuar.

Postimi i saj i plotë:

Reklamë

Radio Policia e VV-së: “Deputetja nga LDK, Janina Ymeri, ka tejkaluar çdo kufi kundërshtimi ndaj Kryeministrit Kurti.

​Duke qenë se nuk e ndali as padia nga KEK-u dhe as linçimi online, e vëmë në dijeni se është nën vëzhgim me vigjilencë të shtuar çdo lëvizje e saj me automjet në relacionin Ferizaj – Prishtinë dhe anasjelltas.”

Posti është ironik por radio policia (nga VV) është në ‘përgatitje’ dhe pritet të procedoj nga ana zyrtare.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se po planifikon hapjen e një radioje.

Reklamë

Organet e rendit specifikojnë se janë konsultuar modele të ndryshme përfshirë edhe ajo e Radio KFOR-it. /Reporteri.net/.