Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi që akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në seancë po merr pjesë koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Ajo është ftuar për të dëshmuar para trupit gjykues në cilësinë e dëshmitares.
Në këtë proces gjyqësor, i akuzuar ka qenë edhe Ymer Dragusha, i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ka marrë statusin e dëshmitarit bashkëpunues.
Dragusha është dënuar me 2 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të akuzuarit ngarkohen për dëmtim të buxheti të shtetit rreth 37 milionë euro.