Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2026 u është akorduar dy akademikëve amerikanë, Robert Hall dhe Michael Woodford, për kontributin e tyre ne zhvillimin e modeleve makroekonomike dhe përmirësimin e politikave të stabilizimit ekonomik.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave bëri të ditur se puna e dy studiuesve ka krijuar një bazë të qëndrueshme teorike për politikat fiskale dhe monetare, duke ndihmuar qeveritë dhe bankat qendrore të përballojnë më mirë goditjet ekonomike.
Çmimi, i njohur zyrtarisht si Çmimi i Bankës Qendrore të Suedisë në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit, është i fundit që ndahet këtë vit dhe ka një vlerë prej 12 milionë koronash suedeze, ose rreth 1.2 milionë dollarë.
I themeluar në vitin 1969, çmimi i ekonomisë nuk bën pjesë në pesë çmimet origjinale të krijuara nga testamenti i Alfred Nobelit.
Megjithatë, ai mbetet një nga vlerësimet më prestigjioze ndërkombëtare për kontributet në shkencën ekonomike.