Atletico Madrid ka fituar 2:0 ndaj Manchester Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjolle kaloi në epërsi që në minutën e parë, kur Pablo Barrios realizoi pas asistimit të Alex Baenas.

Në minutën e 44-t, Johnny Cardoso shënoi edhe golin e dytë për Atletico Madridin, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë në aksionin paraprak.

Reklamë

Vendasit e siguruan fitoren në minutën e 79-të, kur Ademola Lookman përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës dhe realizoi për 2:0.

Manchester United pati disa mundësi për të shënuar, përfshirë goditjen e Bruno Fernandesit që përfundoi në traversë në minutën e 70-të, por nuk arriti ta ndryshonte rezultatin.

Situata u vështirësua edhe më shumë për anglezët në minutën e 74-t, kur Leny Yoro u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it.

Atletico Madrid e mbylli ndeshjen me fitore, pavarësisht se Manchester United regjistroi katër raste të mëdha shënimi, kundrejt dy të vendasve.