Një video e Karim Adeyemit duke dëgjuar këngën e njohur shqiptare “Mora fjalë”, e interpretuar nga Shkurte Fejza, po tërheq vëmendjen, duke sjellë edhe një herë në pah lidhjen e futbollistit gjerman me kulturën shqiptare.
Sulmuesi i Barcelonës është në lidhje me këngëtaren shqiptare Loredana, përmes së cilës është afruar edhe më shumë me gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare.
Video është publikuar nga Kanal10, dhe sipas përshkrimit ajo është xhiruar rrugëve të Barcelonës.
Adeyemi ka shfaqur vazhdimisht interes për këtë kulturë, duke u bërë një emër i dashur edhe për tifozët shqiptarë.
Kjo nuk është hera e parë që futbollisti shfaqet në momente të tilla. Në të kaluarën, ai është parë duke mësuar t’i bjerë çiftelisë, ndërsa gjatë vizitës së tij në Kosovë ka shprehur afërsinë me vendin dhe shqiptarët.
Ndërkohë, Adeyemi po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për paraqitjet në fushën e gjelbër. Në ndeshjen e fundit ndaj Galatasarayt, ai shënoi një gol në fitoren 4-1 të Barcelonës, duke kontribuar në suksesin e skuadrës katalanase.
Kështu, përtej futbollit, Adeyemi vazhdon të tregojë se kultura shqiptare është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së tij.