Forcat irakiane të sigurisë i kanë vrarë tre protestues të tjerë në vargun e kryengritjeve të dhunshme që nisën para më shumë se një muaji.
Policia i vrau dy njerëz dhe i plagosi 12 të tjerë në Shatra. Lajmin e konfirmuan burimet spitalore dhe zyrtarët e sigurisë. Mjekët thanë se këta dy persona vdiqën nga plagët e plumbave në kokë. Një burim i sigurisë tha se ata ishin përpjekur ta sulmonin shtëpinë e një zyrtari të lartë qeveritar.
Në një rast tjetër, një protestues u vra dhe 34 të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë filluan të qëllojnë me armë ndaj protestuesve në hyrjen e një porti në Umm Qasr.
Zyrtarët e sigurisë në Basra e futën në fuqi orën policore nga ora 22 e së hënës në përpjekje për ta shpërndarë turmën e protestuesve. Policia paralajmëroi se do ta përdorte dhunën, nëse është e nevojshme për ta arritur qëllimin, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Më shumë se 250 njerëz janë vrarë gjatë protestave që filluan më 1 tetor kundër korrupsionit dhe shkallës së lartë të papunësisë së rinisë.
Dhunën në Irak e dënoi edhe e dërguara e Kombeve të Bashkuara për Irakun, Jeanine Hennis-Plasschaert, e cila bëri thirrje për dialog për t’i zgjidhur problemet në këtë shtet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.