Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar mbajtjen e një samiti muajin e ardhshëm me Donald Trump dhe Xi Jinping, për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë me kushte të favorshme për Moskën.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja Wall Street Journal që citon një ish-zyrtar të inteligjencës ruse, i cili thotë se propozimi i Putinit u bë gjatë telefonatës me Trump më 9 tetor, ku u arrit edhe marrëveshja për naftën ruse.

Mospjesëmarrja në një samit të tillë e presidentit ukrainas mund të shqetësojë udhëheqësit europianë.

Reklamë

Përmes një postimi në Truth, Donald Trump kritikoi ashpër Volodymyr Zelenskyn për vazhdimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse.

“Nuk do që kjo luftë të mbarojë dhe me shumë mundësi nuk ka dashur kurrë. Ai mund të bënte një marrëveshje më të mirë dy vjet më parë sesa sot”, tha Trump.

Në postimin e tij, Trump mbrojti vendimin për të pezulluar sanksionet kundër Rusisë, duke argumentuar se me këtë synon ta mbajë Moskën në tryezën e negociatave.