Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë, si pasojë e një sulmi me dron në një park në rajonin e Kharkivit, në Ukrainë.

Lajmin e kumtoi guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov.

Ai tha se nga sulmi janë plagosur edhe 15 persona.

Reklamë

Sulmi goditi një park në një fshat të rajonit të Kharkivit, ku familjet po kalonin kohën me fëmijët e tyre, raporton Sky News.

Bilanci i viktimave është rritur pas raportimeve fillestare për vdekjen e dy grave dhe një foshnjeje.