Një person është arrestuar në Leposaviq nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 20 tetor, rreth orës 08:55.

Gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme, të cilat dyshohet se ndërlidhen me rastin.

Reklamë

Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet në procedurë hetimore.