Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shefin e EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas njoftimit të Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrisë, Kurti ka pranuar urime për zgjedhjen e presidentes së re dhe kthimin e stabilitetit institucional në vend.

Në takim është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, ndërsa është rikonfirmuar mbështetja për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Reklamë

Kthimi i stabilitetit institucional, sipas njoftimit, krijon kushtet që Qeveria të përqendrohet plotësisht në planin dhe prioritetet e saj për mandatin e ri.