Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje të kryesisë përpara konferencës të paralajmëruar për në ora në ora 14:00, por që nuk ka nisur ende.

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së mbledhjes së kryesisë, teksa në konferencë do të dalë kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza.

Ditë më parë është raportuar në media se kreu i PDK-së, Hamza, ka dhënë dorëheqje nga i pari i partisë, por që të njëjtat ishin hedhur poshtë nga vetë partia duke thënë se s’ka asgjë zyrtare.

Reklamë

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më. Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit. Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur” thanë nga PDK, në fundjavë.