E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Wylita Bell, u takua me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori.
“Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.
Gjenerali italian këtë muaj mori drejtimin e KFOR-it nga Ozkan Ulutas.