Chelsea ka regjistruar një statistikë të padëshiruar në historinë e Ligës Premier, duke u bërë klubi i tretë që arrin shifrën e 100 kartonëve të kuq në elitën e futbollit anglez.
Kjo shifër u arrit pas përjashtimit të Cole Palmer në humbjen 2-0 ndaj Tottenham Hotspur, në derbin londinez, ku mesfushori anglez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.
Për Palmer, ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e tij si futbollist profesionist, ndërsa përjashtimi i tij e vështirësoi edhe më shumë situatën e Chelseat në një ndeshje që përfundoi me humbje.
Tottenhami siguroi fitoren falë golit të Mathys Tel dhe autogolit të portierit Mike Penders, duke i shkaktuar një tjetër rezultat zhgënjyes skuadrës londineze.
Sa i përket statistikave historike, vetëm Evertoni dhe Arsenali kanë marrë më shumë kartonë të kuq se Chelsea në historinë e Ligës Premier.
Evertoni kryeson këtë renditje me 113 kartonë të kuq, i ndjekur nga Arsenali me 110, ndërsa Chelsea tashmë renditet në pozitën e tretë me 100 përjashtime.
Ndërkohë, Newcastle United është një tjetër skuadër që po i afrohet këtij rekordi të padëshiruar, pasi deri më tani ka grumbulluar 96 kartonë të kuq në historinë e saj në Ligën Premier.
