Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në uebfaqen e tij raportet e shpenzimeve për tremujorin e tretë të vitit 2026 (korrik-shtator) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar 212 mijë e 394.65 euro gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, sipas raportit financiar për periudhën 1 korrik deri më 30 shtator, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas të dhënave të raportit, buxheti për këtë periudhë ishte 225 mijë e 600.98 euro, ndërsa diferenca mes buxhetit dhe shpenzimeve të realizuara ishte 13 mijë e 206.33 euro.

Reklamë

Shpenzimet më të mëdha të PDK-së gjatë kësaj periudhe ishin për paga, mallra dhe shërbime, si dhe shpenzime të ndryshme.

Për paga, partia ka shpenzuar 122 mijë e 30.57 euro. Prej kësaj shume, 105 mijë e 38.81 euro ishin paga neto të punëtorëve, 5 mijë e 880.78 euro tatim, ndërsa kontributet e punëdhënësit dhe të punëtorëve ishin nga 5 mijë e 555.49 euro.

Kategoria e mallrave dhe shërbimeve përbën shpenzimin e dytë më të madh, me gjithsej 73 mijë e 653.54 euro.

Në këtë kategori përfshihen 36 mijë e 606.18 euro për shërbime, prej të cilave 36 mijë e 475 euro janë shpenzime për shërbime kontraktuese. Për qira të ndërtesave dhe tokës, PDK-ja ka shpenzuar 13 mijë e 837.90 euro, ndërsa për marketing dhe informim publik 12 mijë e 826.74 euro.

Reklamë

Partia ka raportuar edhe 2 mijë e 375.69 euro shpenzime për përfaqësim, 2 mijë e 340 euro për dreka zyrtare, 1 mijë e 985 euro për udhëtime dhe 1 mijë e 908.05 euro për mirëmbajtje dhe riparime. Për blerje të tjera të mallrave dhe shërbimeve, përfshirë furnizime zyre, ushqim dhe pije, janë shpenzuar 1 mijë e 722.30 euro, ndërsa për telekomunikim 51.68 euro.

Në kategorinë e shpenzimeve komunale, PDK-ja ka shpenzuar 3 mijë e 193.24 euro. Prej tyre, 3 mijë e 151.33 euro ishin për energji elektrike, ndërsa 41.91 euro për ngrohje nga Termokosi.

Ndërkaq, shpenzimet kapitale arritën në 1 mijë e 750 euro, për pajisje si telefona fiksë, kompjuterë dhe printerë.

Reklamë

Në kategorinë e shpenzimeve të ndryshme, partia ka raportuar gjithsej 11 mijë e 767.30 euro. Nga kjo shumë, 10 mijë euro janë shpenzuar për blerjen e një veture, ndërsa 1 mijë e 767.30 euro për shfrytëzimin e sallave dhe shpenzime të tjera.

Sa u përket shpenzimeve mujore, në korrik PDK-ja ka shpenzuar 134 mijë e 677.62 euro, në gusht 52 mijë e 432.71 euro, ndërsa në shtator 25 mijë e 284.32 euro.

Raporti financiar i referohet periudhës 1 korrik deri më 30 shtator 2026 dhe është raportuar më 1 tetor 2026. /Reporteri.net/