Një grua në Viti ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 19:00.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Reklamë

“Viti 26.10.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti dhe vëllai i viktimës, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia. /Reporteri.net/