Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pas problemeve shëndetësore që e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore gjatë fundjavës së kaluar.
Drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, konfirmoi për televizionin ARD se gjendja e trajnerit belg ishte shkaktuar nga një irritim i meningjeve.
“Lirimi i tij nga spitali është lajmi më i madh dhe më i mirë për të gjithë ne”, deklaroi Eberl, duke shprehur lehtësimin pas zhvillimeve të fundit rreth gjendjes së trajnerit.
Fillimisht, drejtuesi i Bayernit kishte bërë të ditur se Kompany mund të mungonte për disa javë. Megjithatë, pas daljes nga spitali, trajneri ka nisur fazën e rehabilitimit, e cila përfshin pushim dhe trajtim me medikamente.
🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: 𝐕𝐈𝐍𝐂𝐄𝐍𝐓 𝐊𝐎𝐌𝐏𝐀𝐍𝐘 𝐃𝐈𝐒𝐂𝐇𝐀𝐑𝐆𝐄𝐃 𝐅𝐑𝐎𝐌 𝐇𝐎𝐒𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋 🙏
Bayern director Max Eberl confirms that Vincent Kompany has been released from the hospital.
“They have found what it is. It’s meningeal irritation that caused this incident last Friday,” Eberl said ahead of Bayern’s game tonight.
Reklamë“I’m very, very sure that he will soon be back on the sidelines at 100%.” 🤩
Wonderful news! We hope to see you back soon, Vinny! ❤️🙏
— 433 (@433) October 28, 2026
“Për të, rehabilitimi nënkupton pushim dhe medikamente. Jam shumë, shumë i bindur se së shpejti do të rikthehet në pankinë në gjendje të plotë”.
Ndërkohë, deri në një njoftim të ri, detyrat e trajnerit kryesor te Bayerni do të mbulohen nga stafi teknik, i udhëhequr nga ndihmësi Aaron Danks.
Lirimi nga spitali përbën një zhvillim pozitiv për klubin bavarez, ndërsa koha e saktë e rikthimit të Kompanyt në drejtimin e skuadrës ende nuk është bërë e ditur./Telegrafi