Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kurti u ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme raporte të detajuara për të identifikuar lëshimet e mundshme të institucioneve përgjegjëse për rastin.

Afati i përcaktuar nga kryeministri për dorëzimin e raporteve përfundon sot, para orës 18:00.

Reklamë

Ai pati paralajmëruar se vendimet do të merren pas shqyrtimit të raporteve dhe publikimit të informatave përkatëse.

Ndërkohë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në kuadër të zhvillimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt .

Siç raportoi eksukluzivisht Gazeta Online Reporteri.net, IPK ka suspenduar hetuesin Faruk Muqolli , i cili dyshohet se neglizhoi ankesat e Zekajt, por edhe tërër sttruktuën komunanduese të Policisë Në Pje, duke nisur nga komandanti regjional Agron Hasanaj komandantin e Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj dhe shefat e hetimeve/

Masat përfshijnë zyrtarë të niveleve të ndryshme të strukturës policore në rajonin e Pejës, përfshirë drejtorin rajonal, komandantët dhe shefat e hetimeve.

Suspendimet lidhen me trajtimin e raportimeve të Arlinda Zekajt nga institucionet policore, para se ajo të vritej më 25 tetor.

Reklamë

Ndërkohë dy zyrtare të sistemit prokurorial janë suspenduar, ndërsa institucionet kanë nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si u trajtuan kërkesat e viktimës për mbrojtje.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila e kishte trajtuar rastin e Zekajt dhe ishte koordinatore për rastet e dhunës në familje. Për të dyja janë iniciuar procedura disiplinore, ndërsa ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë është caktuar Valbona Disha-Haxhosaj.