Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Reklamë

Ajo theksoi se “prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë”.

Gjatë takimit, presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët.

Ajo nënvizoi se “anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës”.

Në këtë kontekst, Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, thuhet në njoftimin e Presidencës.