Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Jean-François Huchet me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

E para e vendit tonë me këtë rast vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën, si një vend me rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane.

Ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.

Reklamë