Arkeologët që punojnë në Tell Muhammad të Bagdadit në Irak, kanë zbuluar dëshmi të reja të jetës së përditshme në Mesopotaminë e lashtë.

Vendi i gërmimit i përket kryesisht epokës së mbretit babilonas Hamurab, rreth viteve 2000 deri në 1600 p.e.s.

Gërmimet e fundit kanë nxjerrë në dritë fortifikime të lashta dhe dy porta, si dhe një zonë që besohet se është përdorur për prodhimin e bukës dhe ndoshta edhe birrës.

Reklamë

“Zbuluam një zonë për prodhimin e bukës dhe ndoshta edhe të birrës, pasi në vend gërmim u gjet një pllakë që i referohet një personi që merrte elb dhe prodhonte birrë, konkretisht birrën ‘kurun’, e cila ishte një birrë shumë e rëndësishme në Mesopotami. Ne jemi ende në procesin e përkthimit të kësaj pllake”, shpjegoi Nicola Aneri, profesor i arkeologjisë pranë Universitetit Katania.

Këto gjetje janë pjesë e gërmimeve që kanë nisur në vitin 2022. Një park i ri arkeologjik u mundëson tani vizitorëve të eksplorojnë vendin, ndërsa partnerë vendas dhe ndërkombëtarë punojnë për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Bagdadit dhe për të nxitur turizmin.