Ylli i Barcelonës, Alejandro Balde, ka mbetur i zhgënjyer dhe i mërzitur nga mënyra se si trajneri Hansi Flick e ka trajtuar së fundmi situatën e tij në klub.
Kështu raporton “Mundo Deportivo”, e cila në fillim të kësaj jave ka dhënë një pasqyrë të gjendjes emocionale të mbrojtësit, i cili ka humbur vendin në skuadër.
Balde, nga ana e tij, po kalon një sezon mjaft të vështirë deri më tani.
Duke qenë prapa João Cancelos dhe Xavi Espart në hierarkinë e mbrojtësve të majtë në Barcelonë, spanjolli ende nuk ka pasur mundësinë të startojë në asnjë ndeshje.
Gjatë fundjavës së kaluar, Hansi Flick e bëri më të qartë se kurrë mungesën e besimit në aftësitë e Baldes, duke e lënë 23-vjeçarin në stol, pavarësisht krizës së vazhdueshme të lëndimeve në repartin defensiv të Barcelonës.
Dhe, siç u përmend më lart, nëse raportimet e fundit nga mediat janë të sakta, e gjithë kjo situatë tashmë ka filluar të ndikojë te Balde.
Sipas një raportimi të “Mundo Deportivo”: “Balde është i mërzitur. Ai priste që Flick të ishte i drejtpërdrejtë me të. Sipas njerëzve të afërt me të, gjithçka që ka dëgjuar për situatën e tij ka ardhur përmes konferencave për shtyp”.