U arrestua një i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe në disa vepra të tjera penale.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale thuhet se i dyshuari A. B., shtetas i Suedisë, u arrestua në rajonin e Prishtinës me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Ai dyshohet për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal”, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse, si dhe për “falsifikim dokumentesh” dhe “vjedhje të identitetit”.

Reklamë

I dyshuari dyshohet se kishte blerë armë dhe municione me qëllim transporti dhe shitjeje. Po ashtu, ai dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka përdorur identitet të vjedhur, me qëllim mashtrimi.

“Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm profesional me autoritetet policore të Suedisë dhe nën autoritetin e PSRK-së, më 01.12.2025 është arritur të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe arrestimi i tij”, thuhet në  njoftim,

Në njoftim thuhet po ashtu se gjatë bastisjes në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari, u sekuestruan dëshmi që konsiderohen relevante për hetimin, duke përfshirë: 52,480 euro para të gatshme, patentë shoferi suedeze e dyshuar si e falsifikuar, letërnjoftim suedez i dyshuar si i falsifikuar, tre telefona celularë, një orë Rolex me ngjyrë të bardhë ari, një HDD SEAGATE, një DVR dhe një  veturë