Një gjest i veçantë sportiv ka ndodhur mes dy gjigantëve të futbollit evropian.

Real Madridi i ka dhënë leje Bayern Munichut që të shfrytëzojë qendrën e tij stërvitore në Valdebebas, në kryeqytetin spanjoll, për t’u përgatitur para përballjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është raportuar nga mediat spanjolle, përfshirë OK Diario, ndërsa edhe Digi Sport ka publikuar pamjet e stërvitjes së skuadrës gjermane në kompleksin e Real Madridit.

Reklamë

Bayern e konfirmoi vizitën edhe përmes rrjeteve sociale, ku publikoi pamje nga kompleksi stërvitor dhe falënderoi klubin madrilen me mesazhin: “Përshëndetje dhe faleminderit, Real Madrid! Një vend i veçantë për stërvitjen e sotme. Faleminderit për mikpritjen!”.

Kjo mundësi erdhi në një moment të përshtatshëm për bavarezët, pasi Real Madridi do të luajë të mërkurën në udhëtim ndaj AEK-ut në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Bayern përgatitet për sfidën e vështirë në stadiumin “Metropolitano”.

Përballja Atletico Madrid – Bayern Munich zhvillohet sonte, me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës.

Përtej rivalitetit të madh sportiv, ky veprim dëshmon se respekti dhe bashkëpunimi mes klubeve mund të tejkalojnë rivalitetin në fushën e lojës.